Nga takimi me gratë / Duraku: Do të angazhohem për barazinë tuaj

Kandidati i AAK-së për deputet, Berat Duraku, ka takuar një grup grash nga Rahoveci, me të cilat ka folur për pozitën e gruas shqiptare në shoqëri.

Duraku ka vlerësuar lartë rolin e gruas në historinë kombëtare, duke thënë që koha është që të drejtat e tyre të garantohen sikur në botën e civilizuar.

Duraku shkruan:

Për heroinat tona

Gratë shqiptare janë në thelbin e familjes dhe kombit tonë. Sakrifica e tyre është e pakrahasueshme. Në secilën epokë ata kryen detyrën e tyre. Edukuan brezat e rinj dhe luftuan krah burrave. Sot jetojmë në një rend të ri, por pozicioni i gruas në shoqërinë tonë nuk është ai që i takon, prandaj duhet të lëvizim shpejt në këtë drejtim sepse jetojmë në civilizimin e shekullit 21.

Në takim me disa prej zonjave të nderuara rahovecase, shpreha zotimin tim që në Kuvendin e Kosovës do ngrisë zërin që gratë të jenë të barabarta në punësim, në edukim, në art, në sport e të gjitha fushat ku organizohet jeta shoqërore.

Barazia nuk është privilegj, është e drejtë thelbësore e çdo njeriu!

#FORCAEKOSOVËS

#81

Reklama