Nga sot stabilizohet moti pranveror

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë, me ngrica të dobëta dhe mundësi për mjegull, ndërsa gjatë ditës pritet mot stabil dhe me diell.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht stabil. Netët dhe mëngjeset do të jetë të ftohta, me ngrica të dobëta dhe mundësi për mjegul, ndërsa ditët kryesisht me diell.

Ka gjasa që në disa rajone (lugina) mjegulla të mbetet më gjatë për shkak të mundësisë së inversionit të temperaturave.

Vetëm kjo mund të zbehë (në disa rajone) motin pranveror që pritet.

Cilësia e ajrit nëpër qytete industriale do të vjen duke u përkeqësuar për shkak të masave stabile ajrore antciklonike./Meteoballkan

Reklama