Nga sot nis destabilizimi i motit, nga nesër reshje shiu

Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend dhe gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas IHMK’së, kjo javë do të karakterizohet me mot jostabil i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar e vende–vende edhe të intensitetit të lartë.

Nga e mërkura pritet të ketë reshje shiu dhe të bien temperaturat.

“Java e ardhshme do të karakterizohet me mot jostabil i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar e vende–vende edhe të intensitetit të lartë. Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell. Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.

Reklama