Nga Rahoveci në Berlin, studioja e arkitekturës “HaxhimustafArchitecture” prezanton projektin e fundit

Shqiptarët që jetojnë në perëndim, përgjithësisht janë shumë të suksesshëm. Por me mundësitë teknologjike që ofron koha, shumë kosovarë punojnë për klientë të huaja nga Kosova.

E tillë është studioja e arkitekturës në Gjermani “HaxhimustafArchitectures”, që udhëhiqet nga rahovecasi Jeton Haxhimustafa.

Kompania ka një faqe në Facebook ku prezanton projektet e fundit që i kryen. Ndonëse me zyrë në Rahovec, punët shpeshherë i gjen edhe në Gjermaninë e largët.

Sot ka shpërndarë edhe projektin e fundit të kryer në Berlin të Gjermanisë, që ka të bëj me dizajnimin e një objekti të banimit.

“Jemi të gëzuar t’ju prezantojmë projektin e fundit të HAXHIMUSTAFARCHITECTURES në Berlin të Gjermanisë”, thuhet në njoftim, si dhe jepen detaje profesionale rreth projektit.

Reklama