Nga nesër mot me shi e borë

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe i ftohtë, me reshje shiu e bore në viset kodrinore-malore. Pasdite dhe në mbrëmje me uljen e mëtutjeshme të temperaturave reshje shqote e bore priten në shumë pjesë të Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe shumë ultësira. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Shi pritet në Shqipërinë mesdhetare, vende-vende rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa borë pritet në viset kodrinore-malore. Reshje të dendura bore priten në veri të Malit të Zi, ndërsa në mbrëmje me uljen e temperaturave shqotë dhe borë priten edhe nëpër disa ultësira në Maqedoninë Veriore. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme.

Ditët e ardhshme pritet mot i ftohtë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Vende-vende priten reshje sporadike bore sidomos në viset kodrinore-malore të tërë rajonit.

Reklama