Nga muaji i ardhshëm zgjerohet skema për shtesat për fëmijë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka quajtur populizëm dhe demagogji iniciativën e opozitës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Ai paralajmëroi se me rishikimin e buxhetit që ka ndodhur sot për Ministri të Financave, nga muaj i ardhshëm zgjerohet skema e shtesave për fëmijë.

Me rishikimin e buxhetit, Murati tha se tani ka mjete të mjaftueshme që të zgjerohet skema për shtesat e fëmijëve.

“Meqenëse sot kaloi edhe rishikimi buxhetit, kam kënaqësinë t’ju njoftoj edhe qytetarët që për shkak të kalimit të rishikimit, tani do të kemi mundësi që prej muajt të ardhshëm të fillojmë me zgjerimin e skemës për shtesat për fëmijë. Pra, nga muaj i ardhshëm do të fillojmë zgjerimin e skemës për shtesat për fëmijë, sepse tani me hyrjen në fuqi të rishikimit, kemi edhe fonde të mjaftueshme”, tha Murati.

Aktualisht fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj. Ndërkaq fëmijët deri në dy vjet i marrin nga 20 euro.