Netanyahu fton Kurtin për inaugurimin e ambasadës në Jerusalem


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, në letrën e urimit për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në letrën e tij, të dërguar më 17 shkurt, por të publikuar tash nga Lëvizja Vetëvendosje, Netanyahu ka përmendur marrëveshjen e fundit mes dy shteteve për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj”, ka shkruar ndër të tjera Netanyahu.

Përveç Netanyahut, në letrat e publikuara nga zyrtarë të Vetëvendosjes, fitoren Kurtit ia ka uruar përmes letrës edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, partitë Socialdemokrate në Zvicër dhe Gjermani, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenca e Venezuelës.

Reklama