Nesër vranët dhe vende-vende me reshje shiu

Nesër në Kosovë dhe rajon pritet të kemi shtim të vranësirave si dhe vende-vende edhe reshje shiu. Reshjet nuk do të jenë të intensitetit të lartë.

Reshjet do të jenë kryesisht të lehta dhe mesatare. Në veriperëndim të Shqipërisë reshjet do të jenë pak më intensive dhe ka mundësi që të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të premtën në tërë rajonin tonë do të mbajë mot me intervale kohore me diell por edhe me vranësira të dendura herë pas here të cilat në shumë rajone do të marin karakter zhvillimi dhe do të shoqërohen me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën në tërë rajonin mot mjaft i nxehtë dhe i këndshëm.

Reklama