Nesër vjen cikloni i vërtetë dimëror

Temperaturat e ulëta siberike do të vazhdojnë të depërtojnë nga veriu dhe verilindja së bashku me erërat e akullta veriore. Në anën tjetër nga rajoni mesdhetar përtej Italisë është duke ardhur cikloni mjaft i pasur me lagështi. Kombinimi i këtyre dy faktorëve kryesor dhe shumë faktorëve tjerë do të na sjellë reshje bore në tërë rajonin tonë, vende-vende mjaft intensive si në shumë vise të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, disa vise të Kosovës, ndërsa në Greqi prite një “Snowmageddon” i vërtetë.

Reshjet e borës do të fillojnë nesër pasdite në të gjitha viset tona kontinentale. Në bregdet dhe viset mesdhetare shi. Me uljen e temperaturave edhe në bregdet do të fillojnë reshje bore duke filluar nga bregdeti verior i Shqipërisë. Reshje të dendura bore pritet të përfitojë edhe kryeqendra shqiptare Tirana, ndërsa fjolla dëbore gjatë natës mund të ketë edhe Vlora e deri në Sarandë.

Reshje bore nesër do të ketë edhe në Kosovë, vende- vende intensive dhe do të jetë një atmosferë klasike dimërore, por nuk pritur shumë borë siç mund të trumbetojë dikush. Shumë vise kodrinore-malore do të bllokohen nga reshjet e dendura të borës të përcjellura nga erërat e akullta veriore.

Reshjet më të dendura të borës priten në juglindje dhe pjesët qendrore të Shqipërisë, ndërsa në Kosovë reshjet më të dendura priten në jug e më të pakta në veri të vendit.

I ftohti dimëror po vjen ashtu siç i ka hije në këtë periudhë kohore, bora po vjen dhe i gjithë kjo është krejtësisht normale sepse ende gjendemi në mes të stinës së dimrit./Meteoballkan

Reklama