Nesër nis repelimi i kafshëve në Rahovec, ky është orari

Komuna e Rahovecit do të nis me repelimin e kafshëve.

Në faqen zyrtare, komuna ka njoftuar për orarin e repelimit.

Janë tri fshatra ku fillimisht do të nis repelimit. Komuna ka lutur pronarët e kafshëve që t’i mbajnë ato të mbyllura në ditën që do të repelohen.

”Njoftohen fermerët e fshatit Drenoc, Senoc dhe Pastaselë se bëhët repelimi i kafshëve. Luten fermerët që ti mbajnë kafshët e mbyllura!”, thuhet në njoftim.

Repelimi do të nis nesër në Drenoc, pra në datën 16.05.2019, për të vazhduar pasnesër, më 17.05.2019 në fshatin Senoc, ndërsa më 18.05.2019 në fshatin Pastaselë.

Repelimi (dezinsektimi i kafsheve) është proces i ndërprerjes biologjike të shumimit të rriqrave dhe zhvillohet në kuadër të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemoragjike Krime Kongo. /RahoPress/

Reklama