Nesër në orën 09:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit

Nesër (e martë) në orën 09:00 pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu ka njoftuar Kuvendi në faqen zyrtare të saj.

“Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Kujtojmë se Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së presidentes, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.

Reklama