Nesër mbledhje komemorative në nder të Esat Haxhijahës

Nesër në orën 15:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet mbledhje komemorative për ish-kryetarin e Kuvendit komunal, Esat Haxhijaha, i cili vdiq sot.

Këtë njoftim e ka publikuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Në kujtim të jetës dhe kontributit në jetën sociale e politike, nesër me fillim në orën 15:00, në Sallën e Kuvendit Komunal, organizojmë mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Esat Haxhijahës. Ngushëllime familjes dhe atyre që e njohën!”, ka shkruar Latifi.

Reklama