Nesër edhe më nxehtë se sot, temperatura tropikale mbi Kosovë

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave. Pasdite dhe në mbrëmje në disa rajone ekzistojnë gjasa për zhvillime të izoluara të vranësirave të cilat eventualisht mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në tërë rajonin nesër mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Në tërë territorin e Shqipërisë pa gjasa për reshje, kurse në disa rajone në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut ekzistojnë gjasa për zhvillime vranësirash të cilat mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën në tërë rajonin mot me diell dhe i nxehtë, megjithatë në Kosovë priten ulje të lehta të temperaturave, ndërsa në pjesët tjera të rajonit do të mbetet shumë nxehtë.

Nga e hëna do të vazhdojë të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell në tërë rajonin tonë. Pasditeve në disa rajone në Kosovë e posaqërisht në Maqedoninë e Veriut do të ketë gjasa për zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe të izoluara shiu priten edhe juglindje dhe lindje të Shqipërisë./Meteoballkan

Reklama