Nesër e pasnesër zbulohen disa pllaka përkujtimore, komuna jep detaje

 

Është duke vazhduar të mbahet Java e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit, ku si rrjedhojë janë organizuar disa aktivitete përkujtimore, kulturore e sportive.

Zyra për informim e Komunës së Rahovecit ka njoftuar se nën përkujdesjen e kryetarit Smajl Latifi, në bashkëpunim më OVL e UÇK-së, nesër e pasnesër do të zbulohen pllakat përkujtimore në nder të kësaj jave.

“Nën përkujdjesjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në bashkëpunim me OVL e UÇK- ës në Rahovec, duke nisur nga nesër, më 11 maj e deri më 12 maj, do të zbulohen pllakat përkjuktimore për nder të “Javës Dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, ka njoftuar zyra për informim.

Agjenda:

• 11 maj 2019- zbulimi i pllakës përkujtimore në fshatin Reti, në ora 15:00.

• 11 maj 2019- zbulimi i pllakës përkujtimore në fshatin Krushë e Madhe, në ora 16:00

• 11 maj 2019-zbulimi i pllakës përkujtimore në fshatin Celinë, në ora 17:00

• 12 maj 2019- zbulimi i pllakës përkujtimore në fshatin Zatriq, në ora 12:00

• 12 maj 2019 -zbulimi i pllakës përkujtimore në fshatin Dejnë, në ora 13:30

• 12 maj 2019- zbulimi i pllakës përkujtimore në fshatin Ratkoc, në ora 14:30

• 12 maj 2019- zbulimi i pllakës përkujtimore në fshatin Malësi e Vogël, në ora 15:30

10 maj 2019, Rahovec

 

Reklama