Nesër ditë tipike verore, nxehtë e me diell

Siç është theksuar kaherë në parashikimet meteorologjike, nga nesër pritet përmirësim substancial i motit në tërë rajonin.


Temperaturat do të shënojnë ngritje të konsiderueshme në vlerat minimale dhe maksimale.


Sipas modelit amerikan GFS temperaturat maksimale në Shqipëri nesër do të arrijnë në 30 gradë celsius, në Kosovë rreth 28 gradë celsius, kurse në Maqedoninë e Veriut rreth 33 gradë celsius.


Modelet kompjuterike mund të variojnë në nuanca të vogla, por kjo është pasqyrë e përgjitshme sa u përket temperaturave ditën e nesërme dhe ju mund të shikoni foton dhe të orientoheni përafërsisht për rajonin tuaj.


Nesër pritet dobësimi definitiv i ciklonit të shtresave të larta atmosferike (upper low) i cili ishte përgjegjës për reshjet e fundit atmosferike.


Në rajon do të shtrihen fusha ajrore më stabile anticiklonike si dhe masa më të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore. /Meteoballkan


Reklama