Nesër bëhet shpërandarja e multikultivatorëve për fermerët rahovecas

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, ka njoftuar se nesër do të bëhet shpërndarja e mekanizmit bujqësor për fermerët vendas, në kuadër të fazës së pestë.

“Të nderuar fermerë, përfitues të mekanizmave bujqësorë. Drejtoria e Bujqësisë ju njofton se me datën 04.02.2020 (të martën) në ora: 13:00 do të bëhet shpërndarja e fazës së pestë e mekanizmave bujqësorë. Në këtë fazë të fundit do të bëhet shpërndarja e Motokultivatorëve (Benasi)”, thuhet në njotim.

Drejtoria ka kërkuar mirëkuptimin për vonesat e krijuara në dorëzimin e mjeteve bujqësore.

“DBPZHR iu uron të gjithë përfituesit dhe kërkon mirëkuptim për vonesat e krijuara!”, thuhet në fund.