Nënshkruhet marrëveshja për rrethimin e varrezave të Krushës së Madhe

Sot është nënshkruar projekti për rrethimin e varrezave në fshatin Krushë e Madhe.

Marrëveshje është nënshkruar ndërmjet IOM-it dhe Komunës së Rahovecit.

Ky projekt ka vlerë mbi 15 mijë euro.

Latifi shkruan:

Sot, bashkë me Shefin e ZKKK-së, z.Lendrit Qeli, kam pritur në takim përfaqësuesin e lartë të IOM-it , Neron Halkollari, me të cilin kam nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për projektin: “Rrethimi i varrezave të komuniteteve në fshatin Krushë e Madhe”.

Projekti është me bashkëfinancim të IOM-it dhe komunës së Rahovecit, i cili kap vlerën prej 15,044.07 euro, në kuadër të programit për stabilizim të komuniteteve EUCSP IV.

Faleminderit shumë për bashkëpunimin!

 

Reklama