Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e murit mbrojtës të rrugës në Retijë

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se sot ëshë nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit për ndërtimin e murit mbrojtës në rrugën “Brigada 124” të fshatit Retijë.

Ai e ka falënderuar qytetarin Alban Mazreku, siç ka shkruar, për kontributin humanitar dhe solidaritetin e treguar.

Latifi shkruan:

Ndërtimi i murit mbrojtës në rr. “Brigada 124” në Retijë, për shkak të rrezikut të shembjes së kësaj rruge, është shumë i nevojshëm.

Sot, me z. Alban Mazreku, kam nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi për ndërtimin e murit mbrojtës.

Dua të falënderoj bashkëqytetarin tim Alban Mazrekun, për kontributin humanitar dhe solidaritetin e treguar!

Reklama