Nënshkruhet kontrata për trajtimin e qenve endacak në Rahovec

Drejtori i Bujqësisë Berat Duraku ka nënshkruar sot një kontratë me veterinarin Bujar Mustafa për trajtimin  e qenve endacak.

Duraku, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se kjo po bëhet në mënyrë që të evitohet rreziku që qentë e rrguës paraqesin ndaj qytetarëve të Rahovecit, sidomos në sezonin dimëror.

“Kur jemi në sezonin e dimrit dhe rreziku nga qentë endacak është më i madh se gjatë sezonit veror, sot në cilësi të drejtorit të Bujqësisë në Komunën e Rahovecit nënshkrova kontratën me veterinarin e licencuar Bujar Mustafa, për trajtimim e tyre. Përmes kësaj kontrate qentë endacak do të trajtohen në mënyrë profesionale, ne atë mënyrë që respektohen të drejtat e kafshëve dhe evitohet rreziku që qentë e rrugës paraqesin ndaj qytetarëve të komunës sonë”, ka shkruar Duraku.

Reklama