Nënshkruhet kontrata për trajtimin e përroskave në Rahovec

Sot kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar kontratën për trajtimin e shtetërve të përrenjve në komunën e Rahovecit.

Projekti kap vlerën prej 815 mijë eurosh, ka konfirmuar kryetari Latifi.

Fshatrat që do të përfitojnë nga ky projekt janë Opterusha, Pataqani i Poshtëm, Malësia e Vogël dhe Polluzha.

Njoftimi i plotë i Latifit:

Pas përfundimit të të gjitha procedurave publike, në mënyrë transparente, sapo kam nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Trajtimi i shtretërve të përrenjve në komunën e Rahovecit”, në vlerën totale prej 815,988.10€.

Në grantin e performancës që ka fituar Komuna e Rahovecit, në buxhetin e ndarë për trajtimin e shtretërve të përrenjve në komunën tonë, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ka hartuar edhe projektet detale për trajtimin e përroskave në këto fshatra: Opterushë, Pataqan të Poshtëm, Malësi e Vogël dhe Polluzhë, trajtimi i të cilave do të bëhet në kuadër të këtij projekti.

Do të angazhohemi edhe më tutje të punojmë për të mirën e të gjithëve pa dallim!

Urime!

SL

Reklama