Nëna që humbi djalin ndihmon të rinjtë e varur nga droga – Video

Rrëfimin e Arjeta Musliut, nënës që e humbi djalin si shkak i substancave narkotike, e sjellim përmes këtij materiali. E fortë e përcjellëse e shumë mesazheve drejtuar nënave. Arjeta viziton shkollat fillore e ato të mesme, aty ku takon nxënësit, ndan historinë e saj me ta dhe i informon për rrezikun që paraqet marrja e këtyre substancave. Të tjera detaje i mësoni nga storia.

Historinë e dhimbshme, që Arjeta Musliu nga Ferizaj e ka përjetuar me humbjen e djalit, e jeton çdo ditë me rrëfimet e shumë nënave për fëmijët e tyre.

Thotë se ka marrë forcën për t’u pajtuar me gjithçka të përjetuar.

Humbja e Riadit 18-vjeçar e nxiti Arjetën ta hapë qendrën për të rinjtë e varur nga substancat narkotike.

Rrëfime të ndryshme dëgjon çdo ditë në qendrën këshilluese, që funksionon krejt pa pagesë.

Arjeta me vetiniciativë viziton shkollat fillore e ato të mesme, për t’i informuar moshat e reja lidhur me rrezikun që paraqet konsumimi i drogave.

Madje, thotë se gjithçka e lidh me historinë e trishtë të saj.

Jo vetëm një lloj i drogës, janë shumë sosh që, sipas Musliut, merren nga të rinjtë.

E pavarësisht angazhimit që ka, mbështetje institucionale ende nuk ka gjetur.

Po lëviznim brenda qendrës. Tani në një ambient rrëfimesh.

Emocione, rrëfime e histori me fund pozitiv, janë të paraqitura në pikturat e kësaj dhome, që edhe përmbajnë dedikime për Arjetën.

Reklama