Nehat Thaçi pezullohet nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues

Është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Sot, kemi pranuar vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për pezullimin nga detyra të Nehat Thaçi – Drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së”, ka shkruar në Facebook, Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, transmeton KlanKosova.tv.

“Ditëve në vijim presim ftesat nga KShVD për prezantimin e fakteve tona që e mbështesin kërkesën tonë për shkarkimin e z.Thaçi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së”.

Nehat Thaçi ishte emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës në prill të vitit 2018.

Reklama