Në Xërxë organizohet “Dita e Eksportit të Perimeve në Kosovë 2019”

Më 2 korrik, në fshatin Xërxë të Rahovecit, do të organizohet “Dita e Eksportit të Perimeve në Kosovë 2019”.

Njoftimin për këtë ngjarje e ka bërë organizatori “Agro Celina”, duke thënë se ngjarja do të zhvillohet në depot e Matreses së fshatit Xërxë.

Sipas njoftimit, në ngjarje do të marrin pjesë edhe kryetari i Komunës Smajl Latifi, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

“ORGANIZOHET “DITA E EXPORTIT KOSOVAR TE PERIMEVE 2019” NE KOSOVE!
Qendra grumbulluese e fruta-perimeve “Agrocelina” tradicionalisht organizon diten e exportit Kosovar te perimeve. Kete vite ky aktivitet organizohet me daten 02.07.2019 (e Marte) duke filluar ne ora 11.00. Jeni te mireseardhur! Agrocelina”, thuhet në njoftim.

Reklama