Në VV nuk e konfirmojnë marrëveshjen: Jemi në bisedime intensive, ju njoftojmë për të rejat

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot janë parë dukë hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi për medie nga VV, Arlind Manxhuka, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në përpjekje intensive për të arritur marrëveshje.

“Kam deklaruar dhe dje qe jemi në takime dhe përpjekje intensive. Sapo te kemi marrëveshje, sigurisht se do t’ju njoftojmë”.

Kujtojmë se sot është një ditë vendimtare për arritjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Reklama