Në Prizren nisin kontrollet shëndetësore shtëpiake për të sëmurit kronik

Vazhdon transformimi dhe zhvillimi i dikasterit të shëndetësisë në Komunën e Prizrenit. Jetë këtij dikasteri i ka dhënë ardhja e Visar Shehut në krye të saj.

Siç ka njoftuar kjo drejtori nga sot do të ofrohen shërbimet mjekësore për personat që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe janë në fazën termale, shërbimet mjekësore do të mund t’i kryejnë nga shtëpitë e tyre.

Lidhur me këtë janë krijuar edhe ekipet mobile, shkruan 04online.info.

“Banorët e komunës së Prizrenit, përkatësisht personat që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe janë në fazën terminale, nga sot do të kenë mundësi t’i kryejnë kontrollet mjekësore nga shtëpitë e tyre, falë shërbimit të Kujdesit Paliativ që ofrohet nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë.

Ekipet mobile të kujdesit paliativ, të përbërë nga një mjek dhe dy infermierë, sot kanë filluar t’i kryejnë vizitat e rregullta tek shtëpitë e pacientëve për ofrimin e kontrolleve mjekësore dhe dhënien e terapisë apo këshillave mjekësore.

Në kuadër të këtij projekti, tashmë është krijuar një listë e pacientëve që kanë nevojë për kujdesin paliativ, ndërkaq pacientët e tjerë që kanë nevojë për këtë shërbim mund të lajmërohen në çdo kohë tek numrat e telefonit 045 300 723 dhe 045 300 726, në mënyrë që të regjistrohen dhe të përfitojnë nga ky shërbim”, thuhet në njoftim.

Reklama