Në mbrëmje pritet destabilizim i motit, me reshje lokale shiu e bubullima

Gjatë pasditës dhe mbrëmjes së sotme në Kosovë përsëri priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të shkaktojnë destabilizim lokal të motit, duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe në disa rajone priten rrebeshe të fuqishme, kurse disa rajone përsëri mund të mbeten pa reshje fare.

Rebeshet e shiut me vetëtima dhe bubullimë në disa lokalcione, herë pas here do të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes dhe ndoshta edhe orëve të vona të natës.

Stuhi më të fuqishme me vetëtima, bubullimë dhe breshër përsëri sot pasdite dhe në mbrëmje priten në Serbi.

Të shpresojmë që reshjet e sotme të kapin disa rajone ku nuk ka pasur fare reshje dy ditët e kaluara./Meteoballkan

Reklama