Në Krushë ndizen 64 flakadanë, Latifi: Të zhdukur, por kurrë të harruar

Në Krushë të Madhe sonte janë ndezur 64 flakadanë, që simbolizojn 64 të zhdukurit e këtij fshati që nga lufta.

Kryetari i Komunës Smajl Latifi ka marrë pjesë në këtë ngjarje, nga ku ka ndarë edhe disa fotografi.

Ai ka përshkruar shkurt këtë ditë, që njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.

“Të zhdukur, por kurrë të harruar. Ata ndriçojnë porsi 64 flakadanët që i ndezëm sonte në Krushë të Madhe. Do ta gjejmë njëri-tjetrin, për ta zhdukur dhimbjen!”, ka shkruar Latifi.

Reklama