Në Kramovik e Çifllak nis konsumimi i specit dhe trangullit

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, ka promovuar kultivimin e perimeve në fshatrat Çifllak dhe Kramovik, në kuadër të ndihmave me sera që mundëson komuna.

Madje, tashmë ka nisur konsumimi i trangullit dhe specit.

Drejtoria njofton se gjatë vitit 2020 janë ngritur mbi 10 hektarë sera në Rahoveci

Drejtoria shkruan:

Në zonat e fshatrave Çifllak dhe Kramovik, tashmë në ambientet e mbrojtura kultivohen shumë produkte bujqësore.

Nga këto sipërfaqe dalin prodhimet më cilësore për tregun vendor ku tashmë konsumatorët kanë filluar të konsumojnë kulturën e trangullit, specit etj. Fermerët e kësaj ane çdo ditë janë të fokusuar që të rrisin sipërfaqet e mbrojtura në mënyrë që të shtojnë rendimentin dhe sjellin siguri më të madhe në kultivim.

Vetëm gjatë vitit 2020 nga programi i bujshëm i DBPZHR-së janë ngritur mbi 10 ha me serra në komunën tonë.

 

Reklama