Në Hoçë të Madhe vendosen mbishkrime “Kosova është Serbi”

Në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hasur në dy mbishkrime “Kosova është Serbi”.

Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet për “Nxitje të përçarjes dhe mos durimit”.

“Fsh. Hoçë e Madhe, Rahovec 18.11.2021 – 16:00. Njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur se në një mur kishte të shkruar dy mbishkrime si: “Kosovo je Serbia”. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e PK-së.

Reklama