Në Celinë hapen rrugët fushore të mbyllura për 20 vite

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit ka njoftuar se në Celinë janë duke u hapur rrugët fushore që ishin mbyllur thuajse për dy dekada.

Në njoftimin e drejtorisë thuhet se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë me projekte që i përmirësojnë kushtet për fermerët.

Njoftimi i plotë:

Investimet në projekte të zhvillimit rural kanë filluar ta lehtësojnë qasjen dhe të krijojnë mundësi për të zhvilluar aktivitete ekonomike.

Në zonat fushore në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit po hapen rrugët fushore ku shumica prej tyre janë mbyllur pothuajse 20 vite më parë, duke ju pamundësuar fermerëve kryerjen e punëve në tokat e tyre bujqësore.

Projekti për rregullimin e rrugëve fushore është planifikuar që infrastrukutura fushore të prek secilin vendbanim në komunën tonë.

Komuna e Rahovecit do të vazhdojë punën me projekte të cilat do të kontribuojn në përmirësimin e kushteve më të mira për fermerët.

Reklama