Në AgroFesta kërkohet karta e vaksinimit ose testi i COVID-19

Organizatorët e festivalit AgroFesta kanë bërë të ditur se nuk do të lejojnë pjesëmarrjen e qytetarëve që mund të jenë të infektuar me Covid-19.

Sipas një njoftimi, pjesëmarrësve do t’u kërkohet dëshmi vaksinimi ose testi që personi nuk është i infektuar me virus.

AgroFesta ka nisur të mbahet dje dhe do të përmbyllet nesër në mbrëmje.

Njoftimi i plotë:

PER TE HYRE NE FESTIVAL, JU DUHET:

• Çertifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;


• Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;


• Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjike

-IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;


• Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë

Reklama