Ndryshon qasja amerikane ndaj Kosovës, kjo është letra e Biden drejtuar Vjosa Osmanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për 13- vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në letër thuhet se SHBA-ja është e interesuar që ta vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën dhe të ndihmojë integrimin e saj në rrugën evropiane. Gjithashtu përmendet edhe dialogu me Serbinë, derisa theksohet se duhet bërë punë në njohjen reciproke mes dyja vendeve.

Bashkëngjitur telegrami i urimit i presidentit Biden dhe përkthimi jozyrtar.

Ndërkaq Osmani ka shkruar se Biden në letër ka ritheksuar marrëdhëniet e forta mes dyja vendeve.

“Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Urimi i plotë: Shkarko dokumentin

 

Reklama