Ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Në natën mes kësaj të shtune dhe të diele ora do të kthejë pas, duke na dhënë kështu mundësinë për të fjetur dhe një orë më shumë.

Ashtu siç është vendosur, që ora do të ndërrojë në të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, akrepat ndryshuan më 31 tetor, transmeton Klankosova.tv.

Në orën 03:00 të natës, akrepat u kthyen një orë pas, për të shënuar orën 02:00. Në këtë mënyrë, deri në të dielën e fundit të marsit do të kemi mundësi të flemë një orë më tepër.

Ndryshimi i orës është vendosur në vitet 70-ta dhe qëllimi i saj ka qënë shfrytëzimi në maksimum i dritës së diellit, dhe kursimi i energjisë elektrike.

Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji.

Në fillim të shekullit të XX, teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve që i dha dritën e jeshile projektit “British Summer Time” në vitin 1916, ku përfshihej lëvizja e akrepave të orës përpara gjatë verës për të kursyer energji.

Reklama