Ndriçohet edhe një rrugë e Dejnit, Latifi e përuron bashkë me banorët

Mbrëmë është bërë përurimi i i ndriçimit publik në fshatin Dejnë në rrugën “Xhevdet Krasniqi”.

Të pranishëm për këtë pëurim, ishte edhe kryetari i Komunës Smajl Latifi.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se kryetari Latifi ka falënderuar qytetarët e Dejnit për iniciativa të tilla.

Njoftimi i plotë:

Sonte u bë përurimi i ndriçimit publik në fshatin Dejn, respektivisht në segmentin e rrugës e cila e mban emrin e Dëshmorit të Kombit “Xhevdet Krasniqi”.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi dhe kabineti i tij, ku me këtë rast kryetari i komunës falenderoj qytetarët e Dejnit për iniciativa të tilla të ndërmarra nga qytetarët e kësaj zone, ku investimi për këtë segment të ndriçimit publik është bërë nga vet banorët e kësaj lagje.

Së shpejti iniciativa të tilla do të ndodhin edhe në rrugën Qemajl Bytyqi, rrugën Bekim Bytyqi dhe në rrugën Milaim Morina.

Urime Dejn!

Reklama