Ndriçohet edhe Çifllaki

Sonte në Çifllak është përuruar ndriçimi publik në gjatësi 5.3 km, ku përfshihen 8 rrugë, që i bie 95% e fshatit tashmë është pajisur me infrastrukturë ndriçimi.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se Çifllaku dhe çdo vendbanim tjetër i komunës do të gëzojnë edhe shumë projekte të tjera në dobi të mirëqenies së njerëzve tanë.

Ndriçimi publik, veç tjerash, rrit sigurinë e qytetarëve tanë, ka thënë ai.

“Ditën e nesërme do të fillojmë me vendosjen e ndriçimit publik edhe në fshatin Sapniq, për të vazhduar kështu më pastaj edhe në fshatrat: Kramavik, Brestoc dhe Hoçë të Vogël. Urime qytetarëve të Çifllakut!”, ka shkruar Latifi.

 

Reklama