Ndriçohet Dejna!

Fshati Dejnë i Rahovecit që nga kjo mbrëmje është bërë me ndriçim publik.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka përuruar këtë projekt duke premtuar edhe shume projekte të radhës që, siç thotë ai, do ta rrisin mirëqenien e qyetarëve në Dejnë e vendbanime të tjera.

Njoftimi i plotë:

Infrastruktura publike mbetet një ndër prioritet e qeverisjes sime.

Sonte, në Dejnë përuruam ndriçimin publik.

Dejni dhe çdo vendbanim tjetër i komunës do të gëzojnë edhe shumë projekte tjera në dobi të mirëqenies së njerëzve tanë.

Urime qytetarëve të Dejnit!

Reklama