Ndodh në Prizren, e ther taksistin dhe ia merr paratë

TAXI in Ljubljana, Slovenia

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit V.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale:  grabitjes nga neni 317 par. 1 të të KPRK-së

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: “Me datë 29 janar i pandehuri V.K., me një të mitur marrin një taksi të tipit pronë e të dëmtuarit N.H., ku pranë karriges së shoferit është ulur i pandehuri V.K., ndërsa mbrapa ka qenë i ulur i miturit A.Q., dhe nga shoferi i taxit – i dëmtuari kërkojnë që ti dërgon deri në fshatin Shirokë, dhe me të arritur në fshat i pandehuri V.K., nxjerrë thikën i ’a vendos në gjoks të dëmtuarit dhe i thotë që të vazhdojë për në fshatin Mushtisht, dhe me të arritur në afërsi, i pandehuri V.K., e urdhëron të kthehen majtas dhe të shkojnë në një arë të këtij fshati, dhe me thikë e shpon në gjoks të dëmtuarin N.H., e pastaj me dhunë ia merr 82 euro dhe dy telefona personale me sim-kartela dhe së bashku me të miturin ikin në drejtim të panjohur, ndërsa të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime trupore. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”.

Gjyqtarja e procedurës, Raima Elezi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 18.02.2021 deri me datën 17.03.2021.

Gjykata, ka konsideruar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqenëse i pandehuri V.K., nga dita kritike e deri në arrestimin e tij nga organet e ndjekjes i pandehuri ka qenë në arrati, andaj këto rrethana shtojnë dyshimin se i pandehuri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, me çka do të pamundësoj zhvillimin e rregullt të kësaj procedure penale hetimore.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

Reklama