RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Ndeshjet do të mbahen përkundër tërheqjes së KB Rahoveci, organizim e bën FBK-ja me komunën

    06/05/2019 - 16:55
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, Bjondina Kleçka, ka thënë se ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës do të mbahen sipas parashikimeve, përkundër vendimit të KB Rahoveci për tërheqje nga organizimi i ndeshjeve për Kosovën.

    Kleçka, ka lënë të nënkuptohet se përgjegjës përfundimtar për organizim e këtyre ndeshjeve, siç janë dy ndeshjet e radhës së Kosovës me Anglinë e Luksemburgun, është Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

    Ajo shkruan se ndeshjet do të mbahen ashtu siç janë paraparë, në palestrën e qytetit të Rahovecit “Mizahir Isma”

    “Ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës do të mbahen! Të nderuar qytetarë të Komunës së Rahovecit, ndjej për obligim të ju njoftoj se ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll ndaj Anglisë e Luksemburgut do të mbahen në palestrën “Mizahir Isma” ashtu siç është paraparë”, ka shkruar ajo.

    Tutje, drejtoresha Kleçka ka shkruar se këto ndeshje i organizon FBK bashkë me Komunën e Rahovecit, duke thënë se komuna do të jetë në dispozicion për organizim sa më dinjitoz, duke shprehur keqardhje për tërheqjen e KB Rahoveci.

    “Këtë ndeshje e organizon Federata Basketbollit të Kosovës dhe Komuna e Rahovecit e ka siguruar Federatën se do jemi në dispozcion për një organizim sa më dinjitoz dhe se shtëpia e Rahovecit është edhe shtëpi e Kosovës. Falënderojmë KB Rahovecin që ka shprehur interesim për organizim dhe na vjen keq që është tërhequr, megjithatë ne jemi të hapur për bashkëpunim me çdo klub sportiv, siç edhe e kemi dëshmuar deri sot”, ka shkruar ajo. /RahoPress/

    Të fundit nga rubrika

    Jepet kartoni i parë i bardhë në futboll, ja çfarë funksioni ka

    22/01/2023 - 16:25

    Sa para fituan Kroacia e Maroku?

    17/12/2022 - 22:46

    FBK me masa rigoroze pas incidenteve në Superkupë, këto janë vendimet e marruara sot

    15/12/2022 - 18:07

    Zhvillime dramatike në RTK, komentatori Andin Lokaj lë punën

    10/12/2022 - 23:44

    Robin Krasniqi: Jetën e kisha dhënë të kisha qenë veç pak në vendin e Xhakës mbrëmë

    03/12/2022 - 22:29

    FIFA mund ta hetojë, ja çfarë rrezikon Granit Xhaka në ndeshjen me Portugalinë

    03/12/2022 - 13:46

    Sot fillon raundi i fazës eliminuese në Botëror, këto janë dy sfidat e ditës

    03/12/2022 - 09:14

    Kurti me foton e Shaqirit e Xhakës: Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës

    02/12/2022 - 22:40

    Shikoni çfarë bën Xhaka: E vesh fanellën e shqiptarit tjetër, veç pse shkruan Jashari

    02/12/2022 - 22:34

    Xhaka e Shaqiri me shokë e “rrënojnë” prapë Serbinë, shkojnë në të tetën e finales së Kupës së Botës

    02/12/2022 - 22:30
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.