Ndeshja e parë e Ferronikelit në Champions League, bombardon në minutat e fundit – Video

Feronikeli ka marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të rundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Kosovës barazuan me rezultat 2-2 kundër skuadrës uellasiane TNS.

Një penallti të shkaktuar nga kapiteni Lladrovci në gol e shëndrroi Draper në minutën e 49-të.

Rezultatin e dyfishoi Edwards  në minutën e 77-të, ku fillimisht u shuan shpresat për skuadrën nga Drenasi.

Mevlan Zeka me një gol me kokë ngushtoi rezultatin dhe i dha zemër skuadrës një minut para fundit të kohës së rregullt.

Në minutën e tretë shtesë Nikeli nxori një penallti dhe Astrit Fazliu e riktheu në gol.

Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /IndeksOnline/

Reklama