Ndërtimtari kosovar futet mbi 400 mijë franga në borxhe, detyrohet ta lëshojë Zvicrën

Një kontraktues 46 vjeçar ndërtimi nga Kosova ka grumbulluar borxhe prej rreth 440,000 frangash: Pavarësisht fëmijëve të tij, disa prej të cilëve janë të vegjël, leja e qëndrimit të kosovarit nuk do të zgjatet. Grumbullimi i tillë i borxhit shihet si “mosrespektim i rendit dhe sigurisë publike”, shkuan SDA.

Gjykata Administrative e Kantonit të Cyrihut ka mbështetur mos-rinovimin e lejes së qëndrimit, të caktuar nga Zyra Kantonale e MIgracionit, siç mund të shihet në një vendim të botuar të enjten.

Personi i cili ka jetuar legalisht në Zvicër për 21 vjet, ishte paralajmëruar tri herë nga zyra e migracionit, transmeton albinfo.ch. Ai është kërcënuar me revokim të lejes së qëndrimit, njëherë në vitin 2002 dhe herën tjetër, në vitim 2012 për shkak të shkeljeve të trafikut rrugor. Ndërsa në vitin 2018 ky kërcënim i është bërë për shkak të borxheve të shumta, të akumuluara.

Në shtator të vitit 2017, ndaj tij ishin ngritur 63 certifikata humbjeje dhe dy procedura të ekzekutimit të borxhit, në shumën prej 417,000 franga. Pas paralajmërimit, borxhi është rritur më tej – me 24,000 franga të tjera. Për pasojë, Zyra e Migracionit më pas ka refuzuar t`ia zgjasë atij lejen e qëndrimit.

Si i janë rritur borxhet

Barra e borxhit kishte ardhur për shkak të një shkalle të konsiderueshme të kërkesave për përmbarim që ishin kryer disa herë, arsyetohet ai. Për më tepër, ai është justifikuar edhe me vlerësimet tatimore që ishin shumë të larta.

Përveç kësaj, nga viti 2005 deri në vitin 2018, ai i ka paguar mbi 80,000 franga zyrës së zbatimit të borxheve (Zyrës së përmabrimit), ka vazhduar 46-vjeçari. Në ndërkohë, ai gjithashtu ka mundësinë për të ulur edhe më tej ndjeshëm borxhin, transmeton albinfo.ch. Me këtë, shpreson ai, mund të vazhdojë qëndrimin në Zvicër.

Ndërsa gjykata ia ka pranuar atij se “ka treguar përpjekje për të shmangur rritjen e borxheve”. Por, këto përpjekje mund të përshkruhen si të vogla në raport me shumën e borxhit. Në pikëpamje të shumës, për gjykatën nuk ka rëndësi nëse një pjesë e borxhit është grumbulluar për shkak të zbatimit të shpeshtë përmbarimit të borxheve ose për shkak të vlerësimeve të pasakta.

Për gjykatën është e qartë se, i akuzuari është në thelb përgjegjës për borxhet e tij: “Atij padyshim që i mungojnë aftësitë dhe njohuritë nga biznesi, të cilat do të ishin të nevojshme për vetë-punësim të suksesshëm”, thuhet në gjykim. Për 15 vjet ai nuk ka qenë në gjendje të “drejtojë një kompani ndërtimi në mënyrë të pavarur, pa shkaktuar borxhe të shumta”.

Interesi publik peshon mbi atë privat

Gjykata e përshkruan borxhin si një “shkelje serioze të sigurisë dhe rendit publik”. Fakti që ai po këmbëngul në bizneisn e tij jofitimprurës mund të konsiderohet si i akuzueshëm, trasnmeton albinfo.ch. Prandaj është në interesin e publikut që atij të mos i vazhdohet leja e qëndrimit.

Kjo mos-zgjatje paraqet padyshim një vështirësi të veçantë për ksoovarin, për faktin se ka qëndruar një kohë të gjatë në Zvicër, thuhet në vednimin e Gjykatës Administrative. Përveç kësaj, dëbimi nga Zvicra bie në kundërshtim me interesat e fëmijëve të tij për t’u rritur bashkë me të dy prindërit.

Megjithatë, sipas aktgjykimit, nuk ka pengesa serioze që parandalojnë kthimin e tij në Kosovë, përcjell albinfo.ch. Ai mund të mbajë marrëdhënie të ngushta me fëmijët edhe duke qenë në vendin e tij të lindjes, duke i vizituar ata dhe duke përdorur mjetet elektronike të komunikimit.

Integrimi në Kosovë duhet të jetë i mundur për të, pasi ai ka kaluar atje vitet e formimit, atüe fëmijërisë dhe të rinisë. Kështu, ai atje mund të llogarisë në mbështetjen e nënës dhe katër motrave të tij.

Vendimi nuk është ende plotfuqishëm. Kosovari ka të drejtë të ushtrojë ankesë në Gjykatën Supreme Federale.

Reklama