Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Rahovecit Esat Haxhijaha

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot ka vdekur ish-kryetari i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Esat Haxhijaha.

Ai e ka vlerësuar kontributin e Haxhijahës ne proceset edukative, politike, shoqërore e ekonomike.

Latifi ka thënë se Esat Haxhijaha do të mbesë si një shqiptar e intelektual i mir

Njoftimi i plotë i Latifit:

Sot u nda nga jeta njëri nga personalitetet e rëndësishme në Rahovec e më gjerë, z. Esat Haxhijaha.
Ai dha një kontribut të dukshëm për disa dekada në proceset edukative, politike, ekonomike dhe shoqërore.
Ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Rahovecit që barti mbi supe përgjegjësi dhe kreu shumë detyra në shërbim të komunës e popullit të kësaj treve.
Esat Haxhijaha në kujtesën tonë mbetet një njeri i mirë dhe me ndikim të madh në popull, i dashur, intelektual i çmuar, një shqiptar i mirë që i dha vendit dhe përpjekjes tonë për liri një kontribut të veçantë, për ç’gjë edhe u burgos nga Serbia.
Ai do të mbahet gjatë në mend për kontributin e tij në zhvillimin dhe përparimin e komunës së Rahovecit, arsimimit dhe edukimit të brezave.
Komuna jonë dhe qytetarët tanë sot dhe në të ardhmen shprehin vlerësimit të , mirënjohjen dhe respektin më të lartë ndaj z. Esad Haxhijaha.
Në këtë moment dhembjeje e pikëllimi, me rastin e vdekjes së bacës Esad, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Haxhijaha, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!

Pusho në paqe!

Ngushëllime!

SL

Reklama