Ndërron jetë gazetarja e njohur Burbuqe Rashiti, AGK shpreh ngushëllime

Ka ndërruar jetë gazetarja e njohur Burbuqe Rashiti.

Rashiti ishte nder gazetaret e para në Kosovë e cila me punën dhe perkushtimin e saj ka lenë gjurmë në gazetarinë kosovare.

Asociacioni i Gazetareve të Kosovës, pas lajmit per ndarjen nga jeta te Burbuqe Rashitit, ka shprehur ngushellime familjes dhe bashkëpunëtoreve të saj.

Reagimi i plotë i AGK-së;

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me dhimbje ka marrë lajmin për vdekjen e gazetares së njohur Burbuqe Rushiti.

E ndjera Rushiti, si njëra nga gazetaret e para në Kosovë, me punën dhe përkushtimin e saj në informimin e publikut, ka lënë gjurmë, të cilat do të jenë referencë në gazetarinë kosovare.

Përvoja e saj, ka  arritur edhe në nivel më të gjerë, duke qenë për një kohë korrespodente e medieve të ndryshme nga Turqia, përfshirë edhe NTV.

AGK në shumë raste, e ka angazhuar Burbuqe Rushitin si anëtare të jurisë në konkurse të ndryshme, përshirë atë për përzgjedhjen e gazetarit të vitit.

Me këtë rast, AGK shpreh ngushëllime për familjen, miqtë, kolegët dhe të njohurit e gazetares Burbuqe Rushiti.

Reklama