Ndërron jetë 20 vjeçarja nga Ferizaji e cila ishte plagosur në shpërthimin e “Steak House”

Fatime Haxhidema ka vdekur pas lëndimeve të marra nga shpërthimi i gazit në një restorant të Ferizaj muajin e kaluar.

20-vjeçarja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda, megjithëse po trajtohej në Turqi për gati tri javë.

Haxhidema për disa ditë rresht ka qëndruar e intubuar, por që fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Reklama