Ndërpriten kërkimet për mësuesin që u hodh nga “Ura e Fshajt”

Ende nuk është gjetur 47 vjeçari që dyshohet se ka rënë nga Ura e Fshajt dy javë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Dje kemi pranuar info për ndërprerje të përkohëshme për shkak të kushteve atmosferike dhe ngritja e nivelut të ujit në lumin Drini”, ka thënë Xhurkaj.

Në fshatin Xërxë është ngritur një tendë për mbarëvajten e këtij operacioni. Personi i cili është në kërkim nga njësitë e kërkim shpëtimit dyshohet se është hedhur nga ura të hënën e 25 janarit.

Reklama