Ndaj raportimeve se Kadri Veseli është ftuar nga Haga, reagon edhe Idriz Vehapi

Ndaj raportimeve se kryetari i PDK-së Kadri Veseli është ftuar për t’u intervistuar nga Tribunali Special, ka reaguar edhe kryetari i PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi.

Vehapi e ka quajtur gënjeshtër këtë raportim, duke e quajtur luftë speciale kundër Kadri Veselit.

Ky është reagimi i plotë i Vehapit:

Nxitimi kaq i madh për të dhënë lajme që tentojnë ta njollosin luftën e UÇK-së dhe prijësit e kësaj lufte të shenjtë, është për keqardhje!

Përveç që është gënjeshtër lajmi se Kadri Veseli është ftuar në Hagë, është edhe marre për ata që i shërbejnë kësaj lufte speciale ndaj njerëzve që i dolën zot dhe iu bënë krah i fuqishëm Kosovës!

Reklama