Nasa paralajmëron për kalimin e një asteroidi sot pranë Tokës

NASA ka paralajmëruar se disa asteroidë do të kalojnë afër Tokës në ditët në vijim. Asteroidi i parë do të kalojë më 1 qershor.

Sipas NASA-s asteroidi potencialisht shkatërrues mund të jetë i madh sa Kulla e Eiffelit.

Asteroidi, me emër 2021 KT1, do të kalojë më 1 qershor, rreth 7.25 milionë kilometra larg Tokës. Ndonëse mund të duket larg, NASA e konsideron çdo asteroid që afrohet deri 7.4 milionë kilometra nga Toka dhe që është i madhësisë mbi 150 metra, potencialisht shkatërrues.

Asteroidë tjerë më të vegjël pritet po ashtu të kalojnë në ditët në vijim. Në total pesë asteroidë pritet të kalojnë afër Tokës në ditët e ardhshme.

Reklama