Mytaher Haskuka rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se ka rezultuar pozitivisht me COVID-19.

Haskuka ka njoftuar në rrjetin social Facebook, ndërsa ka apeluar te qytetarët për kujdes dhe respektim të vendimeve.

“Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe.  Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim”, ka shkruar Haskuka.

Reklama