Mustafa për Osmanin: Ulja në prehrin e një partie të ekstremit të majtë, është kapitullim politik

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke iu adresuar Vjosa Osmanit, ka thënë se “Ulja në prehrin e një partie të ekstremit të majt nuk është ndryshim, është kapitullim politik, kapitullim njerëzor dhe etik”.

Ai ka thënë se për 50 ditë të qeverisjes u provua se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e aftë për të qeverisur shtetin.

“Sovraniteti i Kosovës cenohet në themel nga rrezikimi i marrëdhënieve me partnerët euroatlantik. Fatkeqësisht kësaj valle iu bashkua edhe kandidatja jonë për kryeministre në zgjedhjet e kaluara. Lëvizja pa viza e qytetarëve tanë është e drejtë e pamohushme e cila është mohuar me kauza të rrejshme politike. Ata dhe ato që penguian këtë për interesa të pushtetit i lanë të rinjt të izoluar prandaj nuk meritojnë votën tuaj, ju i njihni të gjithë ata me emër dhe mbiemër”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka shtuar se qytetarët do të refuzojnë përpjekjet për instalimit e pushtetit autoritar në zemër të Evropës.

“Për 50 ditë të qeverisjes u provua se ata nuk janë të aftë për të qeverisur shtetin. Sovraniteti i Kosovës cenohet në themel nga rrezikimi i marrëdhënieve me partnerët euroatlantik. Fatkeqësisht kësaj valle iu bashkua edhe kandidatja jonë për kryeministre në zgjedhjet e kaluara. Ulja në prehrin e një partie të ekstremit të majt nuk është ndryshim, është kapitullim politik, kapitullim njerëzor dhe etik. Lëvizja pa viza e qytetarëve tanë është e drejtë e pamohushme e cila është mohuar me kauza të rrejshme politike. Ata dhe ato që penguian këtë për interesa të pushtetit i lanë të rinjt të izoluar prandaj nuk meritojnë votën tuaj, ju i njihni të gjithë ata me emër dhe mbiemër”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se programi i LDK-së zgjidh kërkesat e qytetarëve, kërkesat e të rinjve dhe problemet e shtetit.

“Në këto zgjedhje do të fitojmë bindshëm. Do ta vazhdojmë punën e mirë të Hotit i cili me punë të mirë ka ruajtur shtetin, ka menaxhuar me sukses pandeminë, ka hequr sanksionet nga SHBA-të, ka sjellë njohjen nga Izraeli dhe ka stabilizuar qeverisjen në vend”, ka thënë ai.

Reklama