Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci dhe e quan “rrugaç”

Ka eskaluar debati mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Derisa ishin duke diskutuar, Musliu është ngritur nga tavolina duke e quajtur rrugaç, derisa ia ka hedhur edhe gotën me ujë.

“Kjo tema e granteve unë e di që në adresa të caktuara ngjallë edhe nervozë, për shkak se njëri prej tyre je edhe ti (Ganimete Musliut). Me gjuhën që përfaqëson edhe mënyrat që i prezanton temat, e përfaqëson krimin ndaq me e ditë. Ajo pjesa e krimit në Ministri të Bujqësisë ka një mbështetje politike, e këtu po del që ti je njëri prej zyrtarëve me prapavijë”, ka thënë ministri Peci, derisa deputetja Musliu e ofendoi me termin ‘rrugaç’.

“Ndaç gjuani me plumb, siç keni gjuajtur në të kaluarën, ndaç me ujë, nuk ka bir nane që më ndalë”, ka shtuar më pas Peci derisa është ndërprerë mbledhja.

Reklama