Mundësi për reshje bore afër dates 6 janar

Gjasat për reshje bore janë shtuar dukshëm, por jo njëherë për njëherë, ngase kemi kreshtën anticiklonike nga perëndimi dhe jugperëndimi këto ditë që na siguron mot stabil dhe të ngrohtë për këtë periudhë kohore, normalisht nëse nuk do të kemi mjegull dhe inversion të temperaturave.

Gjykuar ecuritë pak më afatgjata sinoptike reshje bore mund të kemi tek rreth dates 6 Janar të vitit 2022. Me dobësimin dhe largimin e kreshtës anticiklonike e cila favorizon rrymimet ajrore të ngrohta nga jugu pritet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë ajror nga veriu rreth kësaj date. Ky front do të jetë në kuadër të një cikloni të fuqishëm në Skandinavi, gjegjësisht diku në Finlandë.

Me ardhjen e ajrit të ftohtë në kuadër të këtij cikloni mund të kemi krijimin e një ciklogjeneze në detin Adriatik si reaksion ndaj vërshimit të ajrit të ftohtë. Sasia e reshjeve të bores do të varet krejtësisht nga krijimi eventual i kësaj ciklogjeze. Nëse fronti vjen pa ciklon në Ardiatik ose Detin Jon reshjet e borës do të jenë më të dobëta, por nëse do të kemi krijimin e ciklogjenezës në Detin Adriatik ose Jon atëherë reshjet e borës pritet të jenë më të dendura. Kjo është ende e paqartë për shkak se kemi të bëjmë me një parashikim afatgjatë (pra fjala është për ose rreth datës 6 Janar) dhe me kalimin e ditëve do të bëhet më e kuptueshme dhe ne do tju lajmërojmë në postimet tona të përditshme./MeteoBallkan